Politike

Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”/ Ibrahimaj zbulon 3 objektivat, ministrja: Hap një kapitull të ri, i jep fund odisesë 25-vjeçare

Ibrahimaj u shpreh se qëllimi i këtij projektligji është që të rritet mirëqënia, të shtohen parimet e së drejtës, ekuilibrave dhe mbrojtjes.

30 Mars 2023, 13:29 Nga A.B
Projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”/ Ibrahimaj
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, raportoi ditën e sotme në Kuvend, projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ajo u shpreh se ky projektligj do të sjellë një reformim të plotë në vendin tonë pasi do hapë një kapitull të ri duke i dhënë fund sipas saj: 'një odiseje 25-vjeçare'. 

Ibrahimaj u shpreh se qëllimi i këtij projektligji është që të rritet mirëqënia, të shtohen parimet e së drejtës, ekuilibrave dhe mbrojtjes. Ajo radhiti edhe 3 objektivat e këtij projektligji që janë: krijimi i një sistemi bashkohor, rritja e kontributit në buxhetin e individëve dhe ofrimin e një sistemi tatimi të brendshëm.

Deklarata e ministres:

Sjellim sot një projektligj të rëndësishëm i cili do sjellë një reformim të plotë shqiptar, do hapë një kapitull të ri për ti dhënë fund një odiseje 25 vjeçare. Ne besojmë të parimet e taksimit të drejtë, te përmbushja e detyrimeve, pa pasur si fokus primar ndëshkimin, ne ndërmorëm një proces të gjatë. I njëjti angazhim u bë dhe në ekoniminë dhe financat, unë gjej rastin ti falenderoj për këtë ligj. Qëllimi ynë ishte që të projektonim një ligj të plotë, vizioni që kemi është i qartë, të rrisim mirëqënine, mbi parimet e së drejtës, ekuilibrave dhe në mbrojtje, ky ligj daton që në dhjetor 1998, ka pasur një sërë ndryshimesh, në 10 vitet e fundit ka pasur ndryshime në fushën e taksimit, me qëllim pengimin e konkurencës në fushën e taksave. Për shkak të incentimeve për shkal të saj është cënuar vende vende parimi i neutralitetit të parimit. Kjo e ka plotësuar misionin e tyre, nuk ka më arsye që të aplikohet. 

Kjo nxit nevojën me direktivat e BE, u pa e nevojshme taksimi i individëve dhe të ardhurave, me një ligj të ri, ai i tatimit të të ardhurave. Ne paraqitëm dhe hartuam projektligjin i cili ka 3 objektiva:

-krijimin e një sistemi bashkohor, ku individët paguajnë

-rritjen e kontributit në buxhetin e individëve

-ofrimin e një sistemi tatimit më të brendshëm

Ne nuk duam që të tatojmë pagat e ulëta. Barra fiskale lehtësohet për të gjithë tatim paguesit, e cila do t'u njohet me 35 mijë lekë në muaj, duke e lehtësuar barrën. Janë 300 biznese që janë rregjistruar si persona fizikë dhe kanë një vlerë neto mbi 14 milionë lekë. Ne nuk duam që bizneset të zgjedhin këtë formë për shkak të normave më të reduktuara të tatimit. Tatimi do të vijojë të jetë 0 deri në vitin 2029. është diskutuar për përfshirjen e profesioneve të lira në tatim, duke akuzuar qeverinë, totalisht e pavërtetë. Janë më shumë biznese që do kenë normën e tatimit 0. Arsyeja se pse qeveria vendosi të ndjekë një politikë 0 për pragje kaq të larta, është se ne duam të nxisim biznesin, duam që biznesi i vogël të vazhdojë të rritet. Nëpërmjet këtij ligji patëm një dukuri e cila ishte e paparashikuara më parë. 

Shembulli: Avokati i cili do hapë një nipt do paguaje 19 mijë e 950 lekë për tatim e kontributë si i vetëpunësuar, pra në çdo rast i vetëpunësuari, person fizik, do të paguajë 50% më pak barrë. Me qëllim që të mbështetet iniciativa e lirë. Kam dhe shembuj të tjerë që do futen në fuqi nga 24 e tutje

delina ibrahimaj seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll