Politike

Berisha: I bëni fresk pylltarit 1 milionë drurësh. Gogu: Mos u merr me socialistët

Por për këtë ka ardhur një përgjigje nga Taulant Balla si dhe nga vet Gogu, i cili i bëri thirrje që të mos merrej me socialistët.

30 Mars 2023, 12:49 Nga I.A
Berisha: I bëni fresk pylltarit 1 milionë drurësh. Gogu: Mos u
Toni Gogu dhe Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ironizuar kryebashkiakun Erion Veliaj pas deklaratës së ka mbjellë 1 milionë pemë në Tiranë. Gjatë fjalës në Kuvend, Berisha po ashtu i ka bërë thirrje Toni Gogut që të mos i vej nga mbrapa gënjeshtrave të Veliajt. Por për këtë ka ardhur një përgjigje nga Taulant Balla si dhe nga vet Gogu, i cili i bëri thirrje që të mos merrej me socialistët.

Berisha: Është krimministër, s’mund ta quani kryeministër. Bëni më mbledhje apo s’ju vjen më fare ai ju? Edhe po s’ju bëri kërkojeni. U thua qytetarëve të Tiranës se po furnizoni ujë kur 61% s’marrin as 8 orë ujë se e kam parë që i bëni fresk atij pylltarit 1 milionësh, atij që thotë se molla 1 milionë drurë. Po atë e vret zoti me këtë gënjeshtër se je dhe besimtar, s’duhet të pranosh kurrë këtë. Mos i shko afër se i qëllon si dëshmitar i rremë. E di sa janë 1 milionë fidanë? Një pyll 10 herë më i madh se parku i Liqenit.

Balla: Se jemi dhe me Ramazan, e prishim Ramazanin po u morëm me këtë.

Gogu: E kuptoj që e vërteta hju shqetëson. Pemët që kanë mbjellë qytetarët e Tiranës dhe shumë prej simpatizantëve që kujtojnë ditëlindjet, martesat e tyre dhe zbukurojnë qytetin s’mund t’i asgjësosh gënjeshtrën kronike tënden. Unë s’i bëj fresk askujt, i shërbej qytetarëve. Ajo cka të takon ty dhe mos u merr me ne socialistët, mos u merr me mbledhjet tona se s’po mbledh dot të tutë. Po të troket ora e humbjes ty dhe aty të shkoqurave që të vijnë vërdallë.

sali berisha toni gogu taulant balla seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll