Politike

Berisha: Çmimin e ujit e rritët me 40%, u dhatë goditjen e fundit shtresës së mesme

Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit, duke theksuar se çmimi i ujit është rritur me 40%.

30 Mars 2023, 12:31 Nga I.A
Berisha: Çmimin e ujit e rritët me 40%, u dhatë goditjen e
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se në Kuvend  po miratohet një ligj ndëshkues për profesionet e lira, që do nxisë shpopullimin nga shtresa e mesme. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për veprimtarinë e Entit Rregullator të Ujit, duke theksuar se çmimi i ujit është rritur me 40%. Sipas Berishës uji në Shqipëri duhet të jepet falas, për shkak të rezervave të shumta që në kemi. Berisha e cilësoi këtë si një goditje fatale për shtresën e mesme të popullsisë.    

"Ju e rritet ujin me 40% kur Shqipëria është një nga vendet më të pasura me uji. Uji duhet të jepet falas, për shkak të rezervave natyrore që kemi. Çfarë ndodhi me rritjen e çmimeve. Ujësjellësi i Tiranës garanton humbje. Po ashtu Ujësjellësi i Durrësit ka shënuar humbje me 71%. Krijimi i kushteve në konventën e OKB-së vlerësohet si akt genocidal. Keni përzënë këto vite 35% të shqiptarëve nga trojat e tyre. Tani u dhatë goditjen fatale shtresës së mesme, tani shkatërroni dhe këtë shtresë. Këto shërbime që ju i merrni jashtë me çartera, harroni që shqiptarët kanë nevojë për to. Unë me zërin tim të protestës, dënoj mratimin e këtij ligji. Shtresa e mesme nuk ju përshtatet ju," tha Berisha.

sali berisha seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll