Politike

Sulmet kriminale/ Salianji: A kemi ndonjë rrezik ne që vijmë këtu, apo nisemi me parimin që nuk bie rrufeja në ... Parlament

Salianji u shpreh se në kushtet të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet që të japin llogari dhe jo të luftojnë nga Twitteri.

30 Mars 2023, 12:12 Nga I.A
Sulmet kriminale/ Salianji: A kemi ndonjë rrezik ne që vijmë
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka ironizuar sigurinë e vendit tonë, pas vrasjeve dhe sulmeve të ditëve të fundit. Gjatë fjalës në Kuvend, Salianji u shpreh se në kushtet të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë, kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi duhet që të japin llogari dhe jo të luftojnë nga Twitteri.

"Duke qenë se në çdo rrugë, qytet, institucione që nuk mund të preken si media, ka shpërthyer dhuna… kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo nisemi nga parimi që nuk bie rrufeja në ... Parlament? Në kushte të tilla të degradimit të rendit dhe sigurisë publike,  dhe ku qytetarët ndihen të pasigurt duhet që kryeministri dhe ministri i Brendshëm ta lënë luftën nga Twitteri dhe të vijnë këtu. Është seanca e parë pas ngjarjeve të pandodhura në vend dhe ata nuk paraqiten, ashtu si dhe drejtori i policisë nuk paraqitet në komision për të dhënë shpjegime”, tha ai.

 

ervin salianji seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll