Politike

Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD, Celibashi: Nëse gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë i ndalohet përdorimi

Simbolet do të përdoren ose nga Alibeaj ose nga Berisha.

30 Mars 2023, 12:06 Nga F.M
Alibeaj denoncoi Berishën për përdorimin e simboleve të PD,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se çështja e denoncimit të simboleve të Partisë Demokratike do të verifikohet. I pyetur për denoncimin e Enkelejd Alibeajt ndaj Sali Berishës lidhur me përdorimin e simboleve të Partisë Demokratike, Celibashi tha se çështja duhet shqyrtuar dhe se në momentin që do të gjenden ngjashmëri që konfuzojnë zgjedhësit, njërës palë do t’i ndalohet përdorimi.

"Duhet të shohim rastin, nuk e di se çfarë ka ndodhur fiks, por simbolet e një partie nuk përdoren dot nga një parti apo subjekt tjetër zgjedhor, Nëse kjo verifikohet, subjektit që i gjendet simbole të një partie tjetër, subjektit në fjalë i ndalohet përdorimi. Edhe për rastet e ngjashmërisë, nëse krijon konfuzion tek zgjedhësit, do tu ndalohet përdorimi,"- tha Celibashi. 

ilirjan celibashi kqz 30 mars 2023

Sondazh

Poll