Politike

'Kinezeri partish'/ Celibashi pas deklaratës së Ramës: Çfarë është në ligj zbatohet, sanksionet nuk zgjidhin asgjë sepse s'e paguan ai që bën shkeljen

Sipas kreut të KQZ-së, edhe nëse Rama do të sanksionohej, nuk do të ishte ai personi që do të bënte pagesën, pasi si rregull, sanksionet depozitohen në sekretari. 

30 Mars 2023, 12:00 Nga F.M
'Kinezeri partish'/ Celibashi pas deklaratës së Ramës:
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ligji e përcakton qartë se kur konsiderohet një deklaratë shkelje e Kodit Zgjedhor. Në një konferencë për mediat, Celibashi u pyet për deklaratën e kryeministrit Edi Rama që i konsideroi rregullat si 'kinezeri partish' dhe tha se nuk ka asgjë për të shtuar. Sipas kreut të KQZ-së, edhe nëse Rama do të sanksionohej, nuk do të ishte ai personi që do të bënte pagesën, pasi si rregull, sanksionet depozitohen në sekretari. 

Pjesë nga fjala e Celibashit: 

Nuk kam asgjë për të komentuar, ajo që di të them është se nëse diçka është e parashikuar në ligj, duhet zbatuar. Gjithsecili prej nesh ka vendime e mendime, por përsa kohë një rregullim është pjesë e ligjit, do të zbatohet në mënyrë strikte. Ne besojmë sepse këto masa kanë efektet e tyre, vlera e sanksioneve mund të ishte edhe më shumë, por nuk besoj se është ajo që standartizon që ruan integritetin e procesit zgjedhor. Për më tepër që një pjesë e sanksioneve nuk u shkon as ministrave, as qeverisë dhe as kryeministrit, por sekretarit të përgjithshëm. Sanksioni nuk është ai që garanton zbatimin e normës sepse vendimet i marrin të tjerët, penalitetet të tjerët.

Një ditë më parë, kreu i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. Ai tha se paga mesatare pritet të shkojë 900 euro. I pyetur për shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke qenë se ky vendim është në prag të zgjedhjeve lokale, Rama tha se nuk do t'i lërë pensionistët të presin 'kinezeri partish'.

ilirjan celibashi kqz 30 mars 2023

Sondazh

Poll