Rritja e rrogave/ Meta: Rama manipulon, kemi pagat më të ulëta në rajon
Meta tha se këto janë premtime boshe ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar që ka falimentuar shtetin dhe bashkitë e vendit.
TIRANE- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi kryeministrin Edi Rama se është duke manipuluar qytetarët me vendimin për rritjen e pagës minimale dhe shpërblimin për pensionistët. Meta tha se këto janë premtime boshe ndërsa e akuzoi kryeministrin si të korruptuar që ka falimentuar shtetin dhe bashkitë e vendit.
Ilir Meta: Pas 10 vitesh në qeverisje ai doli sërish me premtime boshe. Ajo që qytetarët shqiptarët kanë provuar është se qeveria Rama ka rritur në mënyrë tronditëse koston e jetesës, kurse pagat dhe pensionet kanë parë rritjen më të ulët ndonjëherë. Nëse në 2012-2013 pensionet në qytet u rritën 70%, ky që mashtron sot i rriti vetëm 20%. Të gjithë shqiptarët e kanë provuar qeverisjen tij të korruptuar, me rritjen stratosferike të çmimeve që vazhdon. Pse Rama priti muajin prill për dhënien e lëmoshës për pensionistët?! Kur të ardhurat i kishte që në fund të dhjetorit 2022 dhe duhej t’i shpërndante brenda atij viti. Edi Rama dhunon hapur Kodin Zgjedhor me këto mashtrime elektorale, por kjo nuk ia ndryshon dot humbjen. Thyerja e Kodit tregon vetëm dëshpërimin e tij, për dhjetë vite mashtrime e punë të pabëra. Në rast se Rama do të donte të rriste vërtet pagat ai kishte mundësi që në shtator të miratonte projektligjin e PL për indeksimin e pagave në përputhje me rritjen ekonomike dhe inflacionin. Në 14 maj jam i bindur se qytetarët do t’i japin ndëshkimin e merituar mashtrimeve të Edi Ramës. Kryeministrit dhe qeverisjes më të korruptuar në Evropë që ka falimentuar në këto vite, që ka i ka pasur 100% të bashkive dhe këshillave bashkiake duke i shkatërruar e falimentuar disa nga bashkitë që duhet të ishin më të pasurat.
Deklarata vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli. Paga minimale do të jetë 40 mijë lekë të reja. Ndërkohë që për pensionistët, qeveria do të japë 5 mijë lekë bashkë me pensionin. Këto vendime janë parë si lëvizje elektorale por kryeministri dhe KQZ kanë deklaruar se Kodi Zgjedhor parashikon kufizime të qeverisë vetëm për zgjedhjet e përgjithshme./Dosja.al
Sondazh
Sa kandidatë ka nxjerrë Alibeaj? Celibashi: Ende nuk dimë asgjë, është proces voluminoz
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se nuk e dinë ende se me sa kandidatë n&eum...
Tabaku-Ibrahimajt: Nuk të mëson njeri të flasësh sot. Ministrja: Ju recitoni shifra dhe nuk dëgjoni
Delina Ibrahimaj dhe Jorida Tabaku TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka thënë gjatë seancës së sotme se deputetj...
Shpërblimi i pensionistëve dhe premtimi për rritje pagash, Celibashi: Ishte deklarim, jo vendimmarrje, Kodi Zgjedhor parashikon kufizimet për zgjedhjet parlamentare, jo lokale
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka shkelur K...
Tabaku i përgjigjet Ibrahimajt: A je e paaftë? Flit me shifra jo me foto, punët i bëni nga kafja
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj ministres së Financave Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës...
5 lekëshi i Pal Kolës, gazetari tregon versionin tjetër: Roja kishte para në xhep, iu dorëzuan familjes
Ervin Karamuco TIRANE- Gazetari Thimi Samarxhiu ka treguar një tjetër version për monedhën 5 lekëshe që u bë virale dit&...
Tërhiqet kandidati i Alibeajt në Krujë, Sabah Sheta: Vendosa të mos bëhem farsë politike e askujt
PD KRUJË- Kandidati i Enkelejd Alibeaj për Bashkinë Krujë, Sabah Sheta është tërhequr nga gara. Me anë të...
Deri në 249 mijë lekë në muaj! Rama rrit pagat e punonjësve të Kryeministrisë: Do e bëjmë me dy hapa, hajde me vrap në punë tani
Edi Rama dhe punonjësit e kryeministrisë TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me punonjësit e kryeministrisë ...
Ibrahimaj i përgjigjet Tabakut: Nuk duhet të harrojmë se çfarë kemi kaluar, kemi qenë transparent
Delina Ibrahimaj TIRANË- Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj i është përgjigjur deputetes demokrate Jorida Tabaku se &cce...
Tabaku: Pse qeveria shqiptare përdor çdo fatkeqësi në favor të zgjedhjeve, s’pati transparencë për fondet e rindërtimit
Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka thekusar se qeveria shqiptare po përdor çdo fatkeqësi në favor t...
Kuvendi nis me të qeshura, Spaho: Pse nuk jam pjesë e asnjë grupi miqësie? Nikolla: Duhet të bësh kërkesë
Edmond Spaho TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar përgjigje se përse nuk është i përfshirë në...
