Politike

Sa kandidatë ka nxjerrë Alibeaj? Celibashi: Ende nuk dimë asgjë, është proces voluminoz

Sipas Celibashit, numri i kandidatëve do të zbardhet sot në darkë, ose nesër. 

30 Mars 2023, 11:54 Nga F.M
Sa kandidatë ka nxjerrë Alibeaj? Celibashi: Ende nuk dimë
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi tha se nuk e dinë ende se me sa kandidatë në total do të futet deputeti Enkelejd Alibeaj në zgjedhjet e 14 majit. Në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se ky konfuzion ndodh për fakti nse një pjesë e dokumentacioneve dorëzohen në KQZ, ndërsa një pjesë tjetër në KZAZ. Sipas Celibashit, numri i kandidatëve do të zbardhet sot në darkë, ose nesër. 

"Akoma nuk e kemi atë informacion, kjo pasi një pjesë e dokumentacioneve dorëzohet në KQZ, pjesa tjetër në KZAZ, besoj sot ose nesër do të kemi një informacion zyrtar pasi të kemi bërë dhe vlerësimin e dokumentacionit përkatës. Gjithsesi, disa të dhëna mund t' ju jap, janë 24 subjekte zgjedhore që kanë depozituar listat shumëemërore në KQZ, 39 i kanë depozitar në KZQZ, na rezulton se janë 832 lista me kandidatë për anëtarë të këshillit, 147 kandidatë për kryetarë bashkie, dokumentacion i depozituar për 147 kandidatë, 7 nga zgjedhësit, 5 për këshillit bashkiak dhe 2 për kryetarë bashkie. Në total na rezultojnë 22607 kandidatë që janë në proces verifikimi. Zyrtare konsiderojmë listat që miratuam sot. Është proces voluminoz,"- tha Celibashi. 

ilirjan celibashi kqz 30 mars 2023

Sondazh

Poll