Politike

Shpërblimi i pensionistëve dhe premtimi për rritje pagash, Celibashi: Ishte deklarim, jo vendimmarrje, Kodi Zgjedhor parashikon kufizimet për zgjedhjet parlamentare, jo lokale

Ai shtoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor ndalon veprimtaritë katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

30 Mars 2023, 11:43 Nga F.M
Shpërblimi i pensionistëve dhe premtimi për rritje pagash,
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk e ka shkelur Kodin Zgjedhor me deklartaën e bërë një ditë më parë për rritjen e pagave dhe shpërblimin e pensionistëve. I pranishëm në një konferencë me gazetarët, Celibashi tha se Kodi Zgjedhor nuk ndëshkon deklaratat por vendimet dhe si vendim, ai tha se është marrë më herët, ndërsa dje Rama ka bërë një deklaratë. Ai shtoi gjithashtu se Kodi Zgjedhor ndalon veprimtaritë katër muaj para zgjedhjeve të përgjithshme.

Pjesë nga konferenca

Pyetje: A mund të më sqaroni specifikisht aktivitetet e ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve, a përfshijnë shpërblimin e pensionistëve, qeveria ka premtuar dhe rritjen e pagave, a janë këto aktivitete të ndaluara?

Ilirjan Celibashi: Shiko, kjo çështja e vlerësimit të veprimtarisë së institucioneve publike është bërë disa objekt diskutimi. Ajo që dua të sqaroj është fakti që vlerësimet i japim rast pas rasti, për aktivitete dhe për aktete e vendimmarrjeve të caktuara. Kjo nuk është aspak qasje refuzuese apo që të konsiderohet si mospërgjigje ndaj pyetjes tuaj, por në momentin që do të ketë një akt të tillë nga kryeministrit apo qveerisë, do t'ju informojmë. Ne ende nuk kemi aktin apo veprimtarinë, ndaj nuk japim dot vlerësime apo gjykime. Nuk do të ishim në rolin tonë si KQZ nëse do ta bënim këtë gjë, por do të dilnim si analistë. Nuk shoh asnjë arsye për të mos iu përgjigjur por ka një dallim mes akteve dhe veprimtarive. Përsa u përket akteve dhe veprimtarive që prodhojnë veprimtaritë publike, kodi ka rregullimin e plotë në lidhje me përcaktimin se cila është veprimtari e një funksionari publik dhe cila është politike. Në vlerësimin tonë kjo është e qartë dhe kjo gjë lidhet me kodin e afatin para zgjedhjeve, 4 muaj para, përsa u përket veprimtarive. Përsa u përket akteve, është e ndryshme për akte të ndryshme. Duhen vlerësuar disa rrethana për ta vlerësuar këtë gjë. Ka akte të cilat të qeverisë apo institucioneve publike që fillon dhe përfundon brenda periudhës 4-mujore. Parë kështu, duket sikur po thyejmë Kodin Zjgedhor. Por nëse e vlerësojmë më tej, do të thotë që është në përputhje me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Në këtë rast nuk kemi vendimmarrje, por kemi deklarim. Nuk vlerësojmë deklarime. Një gjë dua ta theksoj, Kodi Zgjedhor ka ndalime që lidhen vetëm me zgjedhjet e përgjithshme. 

Një ditë më parë, kreu i qeverisë konfirmoi rritjen e pagës minimale nga 1 prilli në 40 mijë lekë, ndërsa deklaroi ambicien për të ndërhyrë edhe në pagën mesatare në vend, që aktualisht është rreth 60 mijë lekë të reja. Ai tha se paga mesatare pritet të shkojë 900 euro. I pyetur për shkeljen e Kodit Zgjedhor, duke qenë se ky vendim është në prag të zgjedhjeve lokale, Rama tha se nuk do t'i lërë pensionistët të presin 'kinezeri partish'.

ilirjan celibashi kqz 30 mars 2023

Sondazh

Poll