Politike

Tabaku i përgjigjet Ibrahimajt: A je e paaftë? Flit me shifra jo me foto, punët i bëni nga kafja

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku është shprehur se ministrja duhet të flasë me shifra dhe jo me fotografi, ndërkohë që ka theksuar se nuk e di nëse është e paaftë apo arrogante.

30 Mars 2023, 11:44 Nga I.A
Tabaku i përgjigjet Ibrahimajt: A je e paaftë? Flit me shifra jo me
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka hedhur akuza ndaj ministres së Financave Delina Ibrahimaj. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Tabaku është shprehur se ministrja duhet të flasë me shifra dhe jo me fotografi, ndërkohë që ka theksuar se nuk e di nëse është e paaftë apo arrogante. Ndërkohë që më tej, Tabaku ka thënë se ministrja i bën punët nga kafja.  

“Shpresoj të ketë qenë lapsus, po ministrja është kaq largpamëse sa parashikon shumë fatkeqësi. Ministrat janë të pazgjedhur dhe flasin me arrogancë, të gjithë copy paste me kryeministrin. Kur pret të të flasë me shifra, Ministrja flet me fotografi. Si mundet dikush që mban përgjegjësinë për buxhetin e shtetit tregon fotografi, tregon piktura. Arroganca është fatkeqësi. Dhe kjo ka ndodhur procesi i rindërtimit. Teksa fliste, mua më vinin mesazhe nga qytetarë që thonë se s’kanë marrë asgjë nga fondi i rindërtimit se nuk kanë qenë me PS. Unë e pyes sa ka kushtuar ajo më thotë i kemi çuar në hotele? Po kë të pyes unë? Kush mban përgjegjësi? A ke ndonjë lidhje ti me ato kompani apo ish zv kryeministri, keni përdorur fatkeqësinë me biznes. A je e paaftë apo arrogantë, nuk e di? Ministrja i bën punët e veta nga kafja po grupi parlamentar ka llogaritur dhe ka analizuar çdo gjë mbi buxhetin faktik. Duhet të kishim përgjegjës para drejtësisë. E njëjta gjë ndodhi me inceneratorët dhe u mbyllën sytë. Emergjenca sot po përdorët si justifikim për biznesin dhe krizën. Këta zyrtarë duhet të mbajnë përgjegjësi” tha Tabaku.

jorida tabaku seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll