Politike

5 lekëshi i Pal Kolës, gazetari tregon versionin tjetër: Roja kishte para në xhep, iu dorëzuan familjes

Gjatë një interviste me Karamuçon, Samarxhiu tha se roja nuk kishte në xhep 5 lek, por një shumë parash që policia i'a dorëzoi familjes. 

30 Mars 2023, 10:41 Nga f.g
5 lekëshi i Pal Kolës, gazetari tregon versionin tjetër: Roja
Ervin Karamuco

TIRANE- Gazetari Thimi Samarxhiu ka treguar një tjetër version për monedhën 5 lekëshe që u bë virale ditën që roja i Top Channel, Pal Kola humbi jetën për shkak të një plumbi që mori gjatë sulmit. Ervin Karamuço, një personazh që ftohet në studiot televizive postoi foton e monedhës duke thënë se ishte vlera e vetme monetare që ai kishte në xhep. Kaq mjaftoi dhe fotoja u bë virale. Qytetarët e shpërndanë në formë solidaritet, por sot mësojmë se ajo monedhë nuk dihet fare nga cili xhep ka rënë. 

Gjatë një interviste me Karamuçon, Samarxhiu tha se roja nuk kishte në xhep 5 lek, por një shumë parash që policia i'a dorëzoi familjes. 

"Në fakt profesor, fotoja juaj është bërë virale dhe ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, më shumë simbolika, sepse në fakt, për korrektesë, nga burime zyrtare nga policia më thonë që në xhepin e të ndjerit janë gjetur mbi 20 mijë lekë të reja, të cilat më pas i janë dorëzuar familjes. "-tha ai./Dosja.al

thimi samarxhiu pal kola ervin karamuco sulmi me arme te topi

Sondazh

Poll