Politike

Kuvendi nis me të qeshura, Spaho: Pse nuk jam pjesë e asnjë grupi miqësie? Nikolla: Duhet të bësh kërkesë 

Gjatë diskutimit në Kuvend, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, kjo e fundit i tha Spahos që të bente kërkesë për të qenë pjesë.

30 Mars 2023, 10:56 Nga I.A
Kuvendi nis me të qeshura, Spaho: Pse nuk jam pjesë e asnjë grupi
Edmond Spaho

TIRANË- Deputeti demokrat Edmond Spaho ka kërkuar përgjigje se përse nuk është i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar apo në asnjë grup miqësie. Gjatë diskutimit në Kuvend, me kryeparlamentaren Lindita Nikolla, kjo e fundit i tha Spahos që të bente kërkesë për të qenë pjesë. Kjo kërkesë e Spahos ka shkaktuar të qeshura në Kuvend.

Pjesë nga diskutimi: 

Edmond Spaho: Pse për dy vjet resht nuk jam i përfshirë në asnjë delegacion parlamentar dhe në asnjë grup miqësie? Apo ca janë dhe ca nuk janë?

Nikolla: I kemi shpallur delegacionet e përhershëm

Spaho: Nuk jam në asnjë delegacion

Nikolla: Janë bërë në bazë të grupeve parlamentare, por mund të bëni kërkesën tuaj dhe do t’i respektojmë

Spaho: I kam bërë kërkesat

edmond spaho lindita nikolla seance plenare 30 mars 2023

Sondazh

Poll