Aktualitet

VIDEO/ Tentativë për korrupsion, zbulohet një rast ryshfeti ndaj efektivëve në Tiranë

Mbi 47-vjeçari rëndon akuza për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.   

30 Mars 2023, 10:29 Nga I.A
VIDEO/ Tentativë për korrupsion, zbulohet një rast ryshfeti
Rasti i ryshfetit

TIRANË- Një rast ryshfeti ndaj efektivëve të policisë është zbuluar në Tiranë. Mësohet se një 47-vjeçar është proceduar penalisht, pasi tentoi të korruptonte efektivët e policisë, pasi u kap në timon pa rrip sigurimi si dhe duke përdorur telefonin. Mbi 47-vjeçari rëndon akuza për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.   

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Si rezultat i kontrolleve, Policia Rrugore e Tiranës ka goditur 1 rast të mitëdhënies, me qëllim shmangien e masës administrative. Shkon në 12 numri i rasteve të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore, të goditura gjatë këtij viti, nga Policia Rrugore e Tiranës.

Gjatë kontrolleve parandaluese, ditën e djeshme, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar në Kombinat, automjetin me drejtues shtetasin I. P., 47 vjeç, banues në Kavajë, pasi është konstatuar duke përdorur aparatin celular dhe pa vendosur rripin e sigurimit. Me qëllim shmangien e masës administrative për shkeljet e kryera, 47-vjeçari i ka ofruar punonjësve të Policisë, një shumë parash. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. P., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

policia

Sondazh

Poll