Politike

Berisha akuzon kryebashkiakun e Cërrikut: Jep tendera për familjarët e tij, imiton Ramën

Berisha tha se ai imiton Ramën ndërkohë që ligji për tenderat përcakton qartë kushtet e konfliktit të interesit.

30 Mars 2023, 10:22 Nga f.g
Berisha akuzon kryebashkiakun e Cërrikut: Jep tendera për
Sali Berisha, kryetar i PD

TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryetarin e bashkisë Cërrik, Andis Salla se ka dhënë tendera për njerëz të afërt me familjen e tij. Berisha tha se ai imiton Ramën ndërkohë që ligji për tenderat përcakton qartë kushtet e konfliktit të interesit.

Sali Berisha: Ju dëgjoni se kreu aktual i bashkisë shpërndan tendera për familjarët e tij. Ky imiton Edi Ramën. Baxhanaku i Edi Ramës ka fituar qindra tendera, në një kohë kur ligji e përjashton atë nga tenderat.

Familjarët e kryeministrit nuk mund të marrin pjesë në tendera. Në asnjë tender publik nuk mund të marrë pjesë një familjar i kryeministrit. Kjo nuk ndodh në një vend demokratik, sepse ai përdor influencën e njeriut të tij kryeministër për të fituar me të padrejtë, ndaj dhe ligji i përjashton ata. Ligji quhet ‘ligji i konfliktit të interesit’. Ky ligj nuk ekziston për Edi Ramën. Fangu i tij, që quhet baxhanaku, fiton direkt me dhjetëra e dhjetëra tendera. Thjeshtra e tij, dhe unë e di që e ëma revoltohet me mua kur ja përmend, dhe unë nuk dua të ja përmend, se nuk dua të përmend një vajzë, por i them zonjës, hiqe të mos marrë pjesë në tendera./Dosja.al

sali berisha andis salla

Sondazh

Poll