Aktualitet

Banorët e Bërxullës ulen këmbëkryq në rrugë, policia rrethon zonën, nisin përplasjet: Kë shtyn ti

Përplaset nisën në momentin që efektivët kërkuan që t'i lëvizin banorët nga rruga që kanë bllokuar.

30 Mars 2023, 10:17 Nga F.M
Banorët e Bërxullës ulen këmbëkryq në rrugë,
Banorët e Bërxullës

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë nisur të përplasen me efektivët e policisë. Ata kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme dhe kërkojnë që qeveria tu japë zgjidhje për pronat e tyre. Banorët janë uylur këmbëkryq dhe kanë bllokuar rrugën. Në zonë kanë mbërritur dhe forca të shumë policie. Përplaset nisën në momentin që efektivët kërkuan që t'i lëvizin banorët nga rruga që kanë bllokuar.

"Kë shtyn ti. Jam e sëmurë,"- dëgjohet të thotë një grua.  

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll