Aktualitet

Banorët e Bërxullës bllokojnë sërish rrugën: Askush s'pyet për shtëpitë tona

Bëjnë apel që qeveria tu japë zgjidhjet çështjes së pronave të tyre. 

30 Mars 2023, 10:11 Nga F.M
Banorët e Bërxullës bllokojnë sërish rrugën:
Banorët

TIRANË- Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë për pronat e tyre. Këtë herë ata kanë bllokuar rrugën në hyrje të fshatit dhe bëjnë apel që qeveria tu japë zgjidhjet çështjes së pronave të tyre. 

"A janë shtëpia, a janë vila, a janë shtylla tensioni, nuk do t'ia dijë asnjë njeri. Vendimi që i jep të drejtën firmës Gener 2 që të nisë punimet nuk mund të mbetet kështu,"- tha banori. 

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll