Aktualitet

Hedhja e pacientit nga spitali në Gramsh, policia del me njoftim: Po trajtohej për astmë dhe hipertension

Llapushi u hodh nga kati i katërt dhe ra në tarracën e katit të dytë të spitalit. Si pasojë e rënies, 65-vjeçari ka pësuar hemorragji dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

30 Mars 2023, 09:26 Nga F.M
Hedhja e pacientit nga spitali në Gramsh, policia del me njoftim: Po
Ambulanca

GRAMSH- Policia e Gramshit ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur këtë mëngjes në Gramsh, ku një pacient u hodh nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti. Në njoftim bëhet me dije se 65-vjeçari Hekuran Llapushi ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Në spital, ai po trajtohej ër disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension). Llapushi u hodh nga kati i katërt dhe ra në tarracën e katit të dytë të spitalit. Si pasojë e rënies, 65-vjeçari ka pësuar hemorragji dhe është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë.

Njoftimi i policisë Gramsh:

Rreth orës 07:20, dyshohet se për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga dritarja e spitalit të Gramshit, shtetasi H. Ll., 65 vjeç, i cili trajtohej në këtë spital, për disa diagnoza mjekësore (Astmë dhe Hipertension). Për shkak të demtimeve të marra, 65-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku po merr asistencë mjekësore. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

pacienti ne spitalin e gramshit hekuran llapushi

Sondazh

Poll