Jo vetëm ndotje, raportet zbulojnë se si privati rrezikonte shembjen e kalatave
Porti i Durrësit Inside Story, ka siguruar dokumente ekskluzive që bëjnë fjalë për inspektime që lidhen jo vetëm m...
Policia e Shtetit ka bërë me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si Arli Beta ka goditur me mjet prerës një të ri tjetër, të identifikuar si E.T., 19-vjeç.
TIRANË- Një sherr banal mes adoleshentëve në Tiranë për pak sa nuk ka përfunduar në një tjetër tragjedi. Pas vrasjes në Kavajë dhe vetëvrasjes në Elbasan, një plagosje ka ndodhur në Tiranë. Policia e Shtetit ka bërë me dije se një 20-vjeçar i identifikuar si Arli Beta ka goditur me mjet prerës një të ri tjetër, të identifikuar si E.T., 19-vjeç. Si pasojë e konfliktit, Tuçe ka mbetur i plagosur rëndë dhe tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një qendër lojërash kompjuterike në rrugën “Bilal Golemi”, në zonën e Komunës së Parisit. Po ashtu, është bërë me dije se Policia ka mundur që të vendosë në pranga autorin e ngjarjes, i cili është dërguar në Komisariatin nr. 2. Ndërkohë që i riu është në spital, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë
Plagosi me thikë një 19-vjeçar, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, kapet dhe shoqërohet në komisariat autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T. Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Porti i Durrësit Inside Story, ka siguruar dokumente ekskluzive që bëjnë fjalë për inspektime që lidhen jo vetëm m...
Pamje nga Durrësi Në 5 vitet e fundit, në Terminalin Lindor të portit Durrës janë përpunuar mbi 3 milionë tonë...
Pamje nga vendi i ngjarjes KAVAJË- Edmond (Armand) Gosa është një prej dy 43-vjeçarëve që mbeti viktimë nga konfl...
Në emisionin “Në Shënjestër” po trajtohet rasti i ndarjes nga jeta e Briken Hoxhës, shqiptarit që humbi jetën n...
ITALI- Një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një kontejneri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të ...
Pamje nga Vlora VLORË- Terr në Vlorë. Lagjia "Pavarësia" e qytetit të Vlorës është në errësirë ...
Banorët e zonës KAVAJË- Vrasja e dyfishtë në Kajavë ka tronditur qytetin. Edmond Gosa alias Armand Gosa plagosi me thik&...
Policia ZVICËR- Gjashtë punëtorë “pa letra” janë arrestuar në një kantier të madh ndërtimi n&...
Foto ilustruese Fiks Fare denoncoi sërish kushtet ku qëndrojnë personat me aftësi ndryshe në Vlorë, të cilët konsum...
Pamje nga vendi i ngjarjes KAVAJË- Dalin fotot e dy personave që mbetën të vdekur jashtë një lokali pasditen e sotme në ...