Aktualitet

S'e kishte herën e parë! Njëri nga viktimat në Kavajë ishte dënuar edhe më parë, vrau të riun me kazmë

Eedhe më parë, 43-vjeçari kishte plagosur me kazmë edhe një person tjetër të identifikuar si Gent Gjuzi. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e sulmit të Gosës, ndërsa ky i fundit përfundoi në burg.

29 Mars 2023, 21:34 Nga k.m.
S'e kishte herën e parë! Njëri nga viktimat në
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Edmond (Armand) Gosa është një prej dy 43-vjeçarëve që mbeti viktimë nga konflikti të ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Kavajë, ka qenë i dënuar më parë për vrasje. Raportohet se edhe më parë, 43-vjeçari kishte plagosur me kazmë edhe një person tjetër të identifikuar si Gent Gjuzi. Ky i fundit ndërroi jetë në spital si pasojë e sulmit të Gosës, ndërsa ky i fundit përfundoi në burg.

Ndërkohë që pasditen e sotme, Gosa ka "goditur" sërish, pasi sulmoi me thikë Sali Rexhën, 43-vjeçari nga Kukësi iu përgjigj duke e qëlluar me armë zjarri. Si pasojë, të dy humbën jetën.

vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll