Aktualitet

FOTOT- Këto janë 43-vjeçarët që mbeten të vdekur nga konflikti në Kavajë

Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

29 Mars 2023, 21:01 Nga k.m.
FOTOT- Këto janë 43-vjeçarët që mbeten të vdekur
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Dalin fotot e dy personave që mbetën të vdekur jashtë një lokali pasditen e sotme në Kavajë. Euronews Albania ka siguruar foton e dy 43-vjeçarëve, Armand Gosa dhe Sali Rexha, që vranë njëri-tjetrin me thikë dhe me armë zjarri.

FOTOT- Këto janë 43-vjeçarët që mbeten të vdekur
Armand Gosa

Konflikti mes tyre nisi 3 ditë më parë dhe u takuan sërish sot për t’u sqaruar. Fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

FOTOT- Këto janë 43-vjeçarët që mbeten të vdekur
Sali Rexha

Pasi kanë ecur për disa hapa në zonën e kryqëzimit të valutave, Gosa ka qëlluar me thikë Rexhën dhe ky i fundit e ka qëlluar me armë. 43-vjeçari nga Kukësi, në momentin e vrasjes kishte për dore djalin e tij. Fatmirësisht i mituri shpëtoi pa lëndime nga përplasja mes të rriturve.

vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll