Aktualitet

Konflikti nisi 3 ditë më parë/ DETAJE nga vrasja e 2fishtë në Kavajë, Gosa njihej si i alkoolizuar, kishte sherr edhe me të tjerë

Sherri mes tyre ka nisur 3 ditë më parë. Sot, ata u takuan sërish për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

29 Mars 2023, 20:34 Nga k.m.
Konflikti nisi 3 ditë më parë/ DETAJE nga vrasja e 2fishtë
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Konflikti mes Edmond (Armand) Gosës dhe Altin (Sali) Rexhës ka nisur vetëm për një "pse më sheh?". Kështu pretendon një prej dëshmitarëve të vrasjes së dyfishtë, pasditen e sotme në Kavajë. Deri më tani raportohet se sherri mes tyre ka nisur 3 ditë më parë. Sot, ata u takuan sërish për t’u sqaruar, por fillimisht nisi konflikti verbal që më pas çoi në përdorimin e armës dhe thikës.

Kanë qenë pikërisht ngacmimet që Edmond Gosa ka bërë kundrejt Sali Rexhës, kanë sjellë precipitimin e konfliktit, deri në përdorimin e armëve. Megjithatë ky version është i mësuar nga burime jozyrtare, pasi Policia e Shtetit ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar. Edmond (Armand) Gosa njihej si një konsumues i alkoolit, ndaj dhe edhe më herët ka pasur edhe më parë konflikte me persona të tjerë.

vrasja e dyfishte ne kavaje kavaje

Sondazh

Poll