Aktualitet

Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zemër

Policia ka dyshime se Hajdari se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër

29 Mars 2023, 20:05 Nga A.B
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër
Policia

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen që ndodhi rreth orës 19:00. Sipas policisë, 33-vjeçari Sali Hajdari dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Policia shton se ka dyshime se Hajdari se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 19.00, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasi Sali Hajdari 33 vjeç, dyshohet se ka plagosur veten me thikë dhe si pasojë e plagës ka humbur jetën në spital.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 33-vjeçari dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ka dëmtuar veten me thikë në zemër. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

vrasje ne elbasan elbasan sali hajdari

Sondazh

Poll