Aktualitet

Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, konflikti i vjetër "prodhoi" dy viktima, ç'dihet deri më tani nga vrasja e dyfishtë në Kavajë

Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë përplasur me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht dhe më pas, njëri ka nxjerrë thikën e tjetri armën e zjarrit.

29 Mars 2023, 20:03 Nga k.m.
Ishin përplasur fizikisht ditë më parë, konflikti i
Pamje nga vendi i ngjarjes

KAVAJË- Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e 2fishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në një lokal, në qytetin e Kavajës. Altin Rexha dhe Edmond Gosa janë përplasur me njëri-tjetrin fillimisht verbalisht dhe më pas, njëri ka nxjerrë thikën e tjetri armën e zjarrit. Shkak për këtë konflikt ka qenë çështje e vjetër, e cila vetëm pak ditë më parë i kishte çuar në një përplasje fizike.

Ditën e sotme Edmond Gosa nga Kavaja ka qenë i pari që ka qëlluar 3 herë me thikë shtetasin Altin Rexha nga Kukësi dhe më pas ky i fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar mbi Gosën. Të dy janë gjetur në lokal me shenja jete dhe janë dërguar në spital, njëri në Kavajë, tjetri në Durrës, por asnjë nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. 

vrasja e dyfishte ne kavaje

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2023, 19:24 k.m.

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

Foto ilustruese KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më ...