Aktualitet

Sulmi në Top Channel! Përjashton prapavijën politike, Fevziu: Ka kontekst tjetër, s'besoj se ka lidhje me “Big Brother”

Fevziu deklaroi se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike.

29 Mars 2023, 19:58 Nga A.B
Sulmi në Top Channel! Përjashton prapavijën politike, Fevziu: Ka
Blendi Fevziu

TIRANË- Gazetari Blendi Fevziu komentoi ditën e sotme sulmin me armë zjarri që ndodhi dy ditë më parë në Top Channel. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, Fevziu deklaroi se sipas tij ngjarja nuk ka prapavijë politike. Ai theksoi se nëse kjo ngjarje nuk zgjidhet, atëherë krimi do marrën jë fuqi të madhe.

“Zbulimi i kësaj ngjarje do jetë një prerje krahësh për krimin, që këto mos të përsëriten. Ngjarjet si djegia e gazetës Koha Jonë është politike, në një kontekst politik, janë në një kontekst tjetër. Ka ndodhur në vitin 97, ndërsa kjo në një kohë tjetër, në një vend që quhet ndër më të sigurtit në botë. Kjo sot është shumë e rëndë, pikërisht sepse është sot, e bën më të rëndë ngjarjen.

Unë jam 33 vjet gazetar, me thënë të drejtën nuk kam pasur ndonjëherë kërcënime edhe pse kam trajtuar çdo lloj teme. Kjo ngjall një lloj shqetësimi, por duhet pasur parasysh se gazetarët nuk mund të tremben vetëm se një njeri gjuan me armë. Gazetari shkon në luftë, në ngjarje kriminale, kush do që ka zgjedhur gazetarinë, e di se rrezikun e ka brenda profesionit. Nuk mund të presësh që politika ka gjë nën dorë. Nuk besoj se kjo ngjarje ka lidhje me politiken, apo edhe me ngjarje pa lidhje siç e bëjnë me “Big Brother”, kjo është çështje serioze. Një tentativë për ti marrë jetën një personi dhe tjetra një tentativë për sulm ndaj një institucioni duhet të zgjidhet sa më parë.  Këtu ka një frymë të mungesës së bashkëpunimit të politikës me median. Në vitet 90 ka pasur më shumë bashkëpunim. Ka një klimë negative.”- tha Fevziu.

Sulmi i rëndë ndodhi dy ditë më parë dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Dosja.al

blendi fevziu vritet roja i top channel

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2023, 19:24 k.m.

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

Foto ilustruese KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më ...