Aktualitet

Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online, fituesit duhet të paguajnë si taksë 15% të fitimit. Japim 7 licensa

Fidel Ylli ka bërë me dije detaje nga projektligji, duke pretenduar se qeveria nuk ka ndërmend që të krijojë një monopl, duke shtuar se qeveria ka ndërmend që të japë 7 licensa për kompanitë që duan të merren me bastet online.

29 Mars 2023, 19:44 Nga k.m.
Rikthimi i basteve sportive, Fidel Ylli: Do të jenë vetëm online,
Fidel Ylli

TIRANË- Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli foli për rikthimin e basteve sportive në vend duke bërë me dije se nisma e ndërmarrë nga qeveria e kryeministrit Edi Rama mund të miratohet brenda muajit të ardhshëm. Në një intervistë që ka dhënë për "ReportTv", Fidel Ylli ka bërë me dije detaje nga projektligji, duke pretenduar se qeveria nuk ka ndërmend që të krijojë një monopl, duke shtuar se qeveria ka ndërmend që të japë 7 licensa për kompanitë që duan të merren me bastet online.

“Nuk ka monopol apo oligopol, do ketë kritere të forta, Ti që merresh me këtë punë, ke një hsitorik të ngjashëm, ke eskperiencë, apo di si përdoret serveri. Do ketë rregulla të rrepta dhe të forta. Nuk do jetë monopol i asnjë firme apo i qeverisë, por do ketë rreth 5, 6 apo 7 licenca,”-tha Ylli.

Po ashtu, Fidel Ylli ka bërë me dije edhe detaje të tjera, duke shtuar se do të ketë një limit mujor të shumës që secili person mbi 18 vjeç mund ta vendosë bast, por duhet të jetë në propocion me të ardhurat mujore që ka. Por edhe fitimet nuk do të jenë të pakontrolluara, pasi të gjithë "personat me fat" që do të fitojnë me parashikimet e tyre, do të fitojnë para, shtetit do të duhet që t'i japin 15% të shumës.

“Po të shikosh ligjin e kompanive të basteve para se të mbylleshin, ishte bërë një ligj i stsandarteve europiane por duke qenë se jetojmë në Shqipëri në një vend ku korruptohet kushdo, ato kishin dalë jashtë kontrollit që në kohën e PD-së por edhe më pas. Nëse ligji thoshte se një pikë bastesh duhet të jetë 300 metra larg pikës tjetrës, ti i kishte ngjitur. Me ligjin e ri, lojtari do paguajë 15% të asaj që do fitojë, që deri dje nuk ka qenë,”-shtoi ai.

Këto para, sipas Yllit, do të shkojnë për shpenzime të tjera të paparashikuara në buxhetin e shtetit. Deri më tani, parashikohet që vitin e parë nga taksat që do të paguajnë kompanitë e basteve të arkëtohen rreth 30 milionë euro.

fidel ylli bastet online bastet sportive online

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2023, 19:24 k.m.

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

Foto ilustruese KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më ...