Aktualitet

'Ndërruan jetë në spital'/ Vrasja e dyfishtë në Kavajë, Policia SQARON: Gosa plagosi me thikë Rexhën, ky e qëlloi me armë

Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.

29 Mars 2023, 19:36 Nga A.B
'Ndërruan jetë në spital'/ Vrasja e dyfishtë
Vendi i ngjarjes

KAVAJË- Policia e Shtetit ka sqaruar dinamikën e vrasjes së dyfishtë që ndodhi në orët e mbasdites te kryqëzimi i valutës. 

43-vjeçari, Edmond Gosa plagosui me thikë Altin Rexhën, 43 vjeç, ndërsa më pas, ky i fundit e ka plagosur me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra të dy personat e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.

Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.

vrasja e dyfishte ne kavaje edmond gosa altin rexha

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Mars 2023, 19:24 k.m.

Thellohet bilanci në Kavajë, 2 viktima 

Foto ilustruese KAVAJË- Thellohet bilanci i përplasjes me armë zjarri që ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë. Deri më ...