Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë 36-vjeçari pranë një përroi në Mat

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

29 Mars 2023, 18:59 Nga A.B
Ishte shpallur në kërkim, gjendet i pajetë 36-vjeçari
Foto ilustruese

MAT- Një 36-vjeçar është gjetur ditën e sotme i pajetë në fshatin German. Policia bën të ditur se rreth orës 17.45, personi me inicialet A.M., është gjetur pa shenja jete në një përrua. Ai ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 29.03.2023, rreth orës 17.45, është gjetur pa shenja jete në një përrua në fshatin German, shtetasi A.M., 36 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi me datë 28.03.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Mat shtetasi A.M, dhe ka deklaruar se ishte larguar nga banesa vëllai i tij, shtetasi A.M., i cili kohët e fundit kishte shfaqur probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

trup i pajete ne mat mat

Sondazh

Poll