Aktualitet

Inspektori pranoi ryshfetin nga shoferi i mjetit në Fier, Policia: Është pezulluar menjëherë nga detyra

Efektivi, u kap në video teksa pranonte ryshfet nga një drejtues mjeti.

29 Mars 2023, 17:53 Nga A.B

 

Inspektori pranoi ryshfetin nga shoferi i mjetit në Fier, Policia:
Policia

 

FIER- Drejtoria Vendore e Policisë së Fierit ka pezulluar nga detyra inspektorin G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier. Ky efektiv, u kap në video teksa pranonte ryshfet nga një drejtues mjeti 

NJOFTIMI:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Në lidhje me një rast të publikuar në rrjete sociale, në të cilin shfaqet një shtetas që i jep ryshfet një punonjësi të Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, për shkelje të Kodit Rrugor, ju informojmë se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor G. M., me detyrë punonjës i Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier. Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, për shkelje të rëndë, ndërsa nga AMP ka nisur hetimi penal për këtë rast. Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën të punonjësve të Policisë, dhe iu garanton reagim të menjëhershëm, të paanshëm dhe konform ligjit.

Kujtojmë se për këtë rast, 'JOQ' ka ndarë video nga momenti i shkëmbimit të parave.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

fier

Sondazh

Poll