Aktualitet

VIDEO/ Banorët e Bërxullës modifikojnë Himnin e Flamurit: Ministri i Drejtësisë s’ka vegël fare!

Nga dyert e Kadastrës, ku u vendosën sot, një nga banoret lexoi atë që ata e quajnë ‘Himnin e Drejtësisë’.

29 Mars 2023, 16:35 Nga F.M
VIDEO/ Banorët e Bërxullës modifikojnë Himnin e Flamurit:
Banorët e Bërxullës

TIRANË- Banorët e Bërxullës u kanë bërë thirrje autoriteteve përmes një Himnit të Flamurit të cilin e kanë modifikuar. Nga dyert e Kadastrës, ku u vendosën sot, një nga banoret lexoi atë që ata e quajnë ‘Himnin e Drejtësisë’.

“Himni i drejtësisë. Drejt gjykatës duke vrapuar për një dëshirë për një qëllim, o burra shpejt vraponi për të paguar, në daç të fitoni ndonjë vendim. Nga gjyqi veç ai largohet që s’ka në xhep asnjë cent. Kush është burrë nuk frikësohet, por e derdh lekun pa kursim. Megjithatë mos u ankoni, se çdo problem një zgjidhje ka, nëse një çështje do ta fitoni, s’kanë pse t’ju dhimbsen disa para. Muzika-Populli; Orkestroi-Këshilli i Lartë i Drejtësisë; Këndon- Kori i Konferencës gjyqësore; Dirigjent: Dhimi Kondi; Sponsor- Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Orkesta përbëhet si në vijim: Presidenti-Fyell me një vrimë; Prokurori i përgjithshëm – Bori partizane; Ministri i Brendshëm-Daulle; Avokati i Popullit- Dajre; Ministri i Drejtësisë-S’ka vegël fare. Është mëse e qartë se sib ëhen pazaret këtu, e ka formuluar zotëria,”- tha  ajo.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulle

Sondazh

Poll