Aktualitet

Ku po dyshojnë? Vdekja e spanjollit në Divjakë, Prokuroria e Lushnjes nis hetimet: Kemi sekuestruar provat materiale

Ky procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes.

29 Mars 2023, 15:49 Nga A.B
Ku po dyshojnë? Vdekja e spanjollit në Divjakë, Prokuroria e
Prokuroria

LUSHNJE- Prokuroria e Lushnjes, ka nisur hetimet për vdekjen e 47-vjeçarit nga Spanja, Franciso Cervilla. Ky person, humbi jetën pak ditë më parë pasi duke bërë dush, e paraprakisht dyshohet se dëmtoi veten me thikë. Sot, Prokuroria bën të ditur se ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor.

Sipas tyre, ky procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Tashmë janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre.

Ku po dyshojnë? Vdekja e spanjollit në Divjakë, Prokuroria e
Franciso Cervilla

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka regjistruar procedimin penal nr. 146, të vitit 2023, për veprat penale "Shkaktimi i vetëvrasjes", parashikuar nga neni 99 i Kodit Penal, pa autor, lidhur me vdekjen e shtetasit spanjoll Francisco Javier Carraso Cervilla. Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e materialeve të dërguara nga Komisariati i Policisë Divjakë. 

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm për dinamikën dhe shkaqet e ngjarjes. Ky procedim është në fazën fillestare të tij dhe nisur nga natyra e çështjes janë kryer veprimet e plota hetimore që konsistojnë në këqyrjen e vendit të ngjarjes, sekuestrimin e provave materiale dhe këqyrjen e tyre, janë marrë vendimet e nevojshme të ekspertimit, janë pyetur persona që kanë dijeni për ngjarjen.  Të gjitha të dhënat e përftuara deri në këtë fazë po analizohen dhe kryqëzohen me njëra-tjetrën, me qëllim përcaktimin e shkakut të ardhjes së pasojës.

Ngjarja ndodhi në një hotel në fshatin Karavasta. Shoku Franciso Cervilla, spanjolli 41-vjeçar me inicialet O.V u shoqërua  në polici atë mbrëmje ku deklaroi informacionet e para në lidhje me ngjarjen. Miku i tij dyshoi se shkak i vëtvrasjes së Cervillës, mund të jenë bërë problemet që ai kishte me gruan.

prokuroria lushnje franciso cervilla

Sondazh

Poll