Aktualitet

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Gjermani

Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike.

29 Mars 2023, 14:44 Nga I.A
I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet
Foto Ilustruese

 

GJERMANI- Një 40-vjeçar shqiptar është arrestuar në Gjermani. Augsburg shkruan se autoritetet bëjnë me dije se shqiptari u arrestua pas një kontrolli të kryer nga oficerët e inspektimit të policisë kufitare të Lindau.

Pas verifikimeve, u konstatua se ndaj tij kishte një urdhër arresti të lëshuar nga autoritetet italiane, si i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa gjatë kontrollit në automjet u gjetën edhe disa gramë kokainë. Shqiptari gjithashtu rezultoi të ishte në efektin e alkoolit dhe të drogës ndonëse ishte drejtuesi i mjetit.

arrestohet shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll