Aktualitet

Kryebashkiaku i Bulqizës nuk raportoi veprimtarinë publike, anëtari i KAS: Është në burg, ça do na thotë?

Një tjetër anëtar ka shtuar se deri në momentin që ishte në krye të detyrës, Alla ka raportuar, por tashmë ska se si ta bëj një gjë të tillë.   

29 Mars 2023, 14:07 Nga A.B

Kryebashkiaku i Bulqizës nuk raportoi veprimtarinë publike,

TIRANË- Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka diskutuar gjatë mbledhjes së sotme për mosraportimin e veprimtarisë publike për kryebashkiakun e Bulqizës. Gjatë diskutimit mes anëtarëve të KAS, një prej tyre ka theksuar se kjo nuk është bërë për shkak se ish-kryebashkiaku i Lefter Alla ndodhet në burg. Një tjetër anëtar ka shtuar se deri në momentin që ishte në krye të detyrës, Alla ka raportuar, por tashmë ska se si ta bëj një gjë të tillë.   

Anëtari: Bashkia Bulqizë, nuk ka raportuar një veprimtari publike, ka të bëjë me 75 vjetorin të minierës së kromit në vend, sipas komisionerit është e paraportuar, ndaj ka kërkuar vendosjen e sanksionit

Anëtari: Eshtë në burg.. ça do na thotë

Anëtari i KAS: Në momentin që ka ardhur indicia ai ka qënë në funksion, ka marrë pjesë. Ai ka raportuar e për këtë veprimtari duhet të kishte raportuar. Tani është në burg. 

lefter alla kas 29 mars 2023

Sondazh

Poll