Aktualitet

A duhen raportuar takimet e kryetarit të Bashkisë në zyrë? Diskutime në mbledhjen e KAS: Ai mund të bëjë selfie...

Një prej anëtarëve u shpreh se duhet monitoruar dhe raportuar çdo lëvizje e kryebashkiakëve, e sidomos tani që jemi 4 muaj para zgjedhjeve.

29 Mars 2023, 14:07 Nga A.B
A duhen raportuar takimet e kryetarit të Bashkisë në zyrë?
Mbledhja

TIRANË- Ditën e sotme, u zhvillua mbledhja e radhës e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, ku u shqyrtuan shkeljet e kryera nga kryebashkiakët. Gjatë mbledhjes, anëtarët diskutuan se nëse duhet të raportohet çdo lëvizje e kryetarit të Bashkisë që kryen në zyrën e tij, duke nisur nga takimet me fëmijët e shkollave, studentët apo grupet e ndryshme. 

Një prej anëtarëve u shpreh se duhet monitoruar dhe raportuar çdo lëvizje e tyre, e sidomos tani që jemi 4 muaj para zgjedhjeve.

Diskutimet:

Anëtari: Këtu ne do bëjmë diskutim të ngjashëm. Ne ecim në terren të pashkelur, ecim në rregullim e jo në ndëshkim. Takimi i tyre duket se po zhvillohet në zyrat e Bashkisë. Duhet të ishte e raportueshëm, të tregojë se i fton e diskuton me to. Mos vallë duhet të arrijmë në konkluzionin, se takimet e tilla duhet raportuar?

Anëtari 2: Mund të jetë një grup, nga fakulteti i drejtësisë dhe bëjnë një vizitë, a duhen raportuar këto? Se po krijohet një volum i panevojshëm.

Anëtarja tjetër: Jemi përballë një pikëpyetje të madhe: Se a duhen raportuar, kur bën një selfie në zyrë, kryetati e publikon në faqen e vet. Ky kujdes i shtuar duhet vetëm 4 muaj para zgjedhjeve. Sigurisht, a vështirëson punën e tyre, ne themi që po. Ne mendojmë se nuk është e dënueshme.

Anëtari: Nuk i kemi hyrë fare këtij arsyetimi, jemi ndalur në faktin se përderisa bashkia e bën publik takimin, donte të informonte publikun për këtë takim.

kas 29 mars 2023

Sondazh

Poll