Aktualitet

Po priste dru, humb jetën 42-vjeçari në Berat, pasi e zë pema poshtë

Mësohet se qytetari është vënë poshtë nga një pemë, teksa po e priste.

29 Mars 2023, 14:16 Nga f.i
Po priste dru, humb jetën 42-vjeçari në Berat, pasi e zë
Foto ilustruese

BERAT- Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Berat. Mësohet se qytetari është vënë poshtë nga një pemë, teksa po e priste. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Molisht, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.   

Njoftimi i Policisë:

Berat/Informacion paraprak Sot, rreth orës 13:30, në fshatin Molisht, dyshohet se aksidentalisht një trung peme ka zënë poshtë shtetasin S. M., 42 vjeç, i cili kishte shkuar në malin e këtij fshati, për të prerë dru, për përdorim në banesë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 42-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

humb jeten 42-vjecari ne berat

Sondazh

Poll