Aktualitet

EMRI/ Arrestohet i dënuari me 7 vite burg në Tiranë, kalonte emigrantë në Angli dhe Amerikë

Gjatë periudhës 2019-2022, 54-vjeçari ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

29 Mars 2023, 13:06 Nga F.M
EMRI/ Arrestohet i dënuari me 7 vite burg në Tiranë, kalonte
Policia e Tiranës

TIRANË- Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë, është vnëë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se Haxhiu është shpallur fajtor për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, 54-vjeçari ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara.

Njoftimi i policisë Tiranë: Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokalizimi", i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ndihmonte emigrantë shqiptarë, që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara, lokalizohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari i dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Lokalizimi".
 Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

- Eduard (Eduart) Haxhiu, 54 vjeç, banues në Tiranë.

54-vjeçari është dënuar me 7 vjet e 4 muaj burgim, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë periudhës 2019-2022, ky shtetas ka ndihmuar emigrantë shqiptarë që të kalonin në Angli dhe në Amerikë, me pasaporta të falsifikuara. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

eduart hoxha

Sondazh

Poll