Aktualitet

Grupi i Alibeaj në Shkodër: S'e mbështesim kandidaturën e Bardh Spahisë për Kryetar Bashkie, s'u kërkojmë demokratëve të votojnë parti tjetër

Ai shton se nuk e konsideron të arsyeshme që tu bëjë thirrje demokratëve që të votojnë Partinë e Lirisë, pasi sipas tij, struktura e Ilir Metës ka qenë gjithmonë arsyeja e përçarjes në PD.

29 Mars 2023, 12:53 Nga F.M
Grupi i Alibeaj në Shkodër: S'e mbështesim kandidaturën
Xhevdet Amuli

SHKODËR- Xhevdet Amuli, drejtuesi i PD-së në Shkodër që mbështet deputetin Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se nuk do ta mbështesin kandidimin e Bardh Spahisë për kryetar bashkie. Amuli është shprehur se grupi në të cilin ai bën pjesë ka marrë vendimin për të mos nxjerrë kandidat në Shkodër dhe ai ka ndërmend ta respektojë, por që nuk do ta as Spahinë, kandidatin e dalë nga Primaret.

Ai shprehet se do të mbështesin vetëm listat për këshilltarë bashkiakë pasi SPahia përfaqëson parti të tjera e jo logon e PD-së. Ai shton se nuk e konsideron të arsyeshme që tu bëjë thirrje demokratëve që të votojnë Partinë e Lirisë, pasi sipas tij, struktura e Ilir Metës ka qenë gjithmonë arsyeja e përçarjes në PD.

“Kështu e ka parë të arsyeshme, kryesia e PD-së, vendimi merret nga kryesia e PD-së, pavarësisht se Alibeaj është kryetari në detyrë, por gjithsesi ai nuk mund të vendos pa marrë vendimin dhe votimin e kryesisë së PD-së. Në fakt në shumë gjera nuk ka tingëlluar mirë marrja pjesë me më shumë se një kandidat, por sipas kalkulimeve, dhe të çdo gjeje që është bërë, është parë e arsyeshme qe në disa degë të mos merret pjesë me një kandidat. Struktura është e përgatitur dhe strukturës i intereson vetëm PD, edhe pse janë zgjedhje lokale, por më shumë se aq janë zgjedhje politike. Kështu që në këtë moment, unë dhe strukturat e PD-së, do të punoj për OPD, për listën e këshillit bashkiak, ku secili prej tyre mund të ishte një potencial për drejtimin e bashkisë. Unë nuk kam si të votoj PS, as PL, janë dy pole që ndër vite janë munduar të shkërmoqin PD-në. Ne do të votojmë PD, figurat e PD, këshillat bashkiakë, kjo është zgjidhja. Unë nuk kam lidhje me asnjë subjekt te tjera dhe siç e thashë shkatërrimi i PD-së ndër vite është LSI, që në koalicionin e parë. Kandidati Bardhi kujt i shërben, Berisha-Meta e kanë shkatërruar. PD, ka ardhur kohë të vazhdoj drejt rrugë së saj, të ndahet nga e kaluara. Foltorja e ka filluar reformën e administratës me personat më të vlefshëm të PD, dhe disa herë e kam denoncuar për këto largime nga puna, se janë larguar pa asnjë motivacion, kështu që nuk mund tu them demokratëve dhe ti orientoj ata që të votojnë PL,”- thotë Amuli.

Spahia është aktualisht kryetari i Bashkisë Shkodër. Ai fitoi në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit që u zhvilluan në gjashtë bashki. Emri i tij ishte zgjedhja e Opozitës edhe për garimin në zgjedhjet lokale të 14 majit.

xhevdet amuli bardh spahia

Sondazh

Poll