Aktualitet

Listat për zgjedhjet lokale, PS dhe Doshi ‘ndahen’ në Shkodër

Emrat e zgjedhur nga PS-ja rezultojnë se kanë qenë anëtarë të Partisë së Lirisë, ndërsa PSD-ja ka shumë emra socialistësh.

29 Mars 2023, 12:25 Nga F.M
Listat për zgjedhjet lokale, PS dhe Doshi ‘ndahen’ në
Edi Rama dhe Tom Doshi

SHKODËR- Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate janë ndarë për zgjedhjet e 14 majit dhe do të dalin me lista të ndara në Shkodër. Gazetari Teodor Gjerga thotë për Euroneës se në listën e kandidatëve për këshillat bashkiakë të PS janë 52 emra, ndërsa në listën e PSD janë 37.

Ajo që vihet re është përmbajtja e listave. Emrat e zgjedhur nga PS-ja rezultojnë se kanë qenë anëtarë të Partisë së Lirisë, ndërsa PSD-ja ka shumë emra socialistësh.

Një ditë më parë, anëtarja e PS në Këshillin Bashkiak Shkodër, Tereze Brigja u dorëhoq nga strukturat drejtuese të partisë duke deklaruar se atë seli e drejton injoranca dhe mediokriteti. Listat u dorëzuan y ditë më parë.

partia socialiste zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll