29 Mars 2023, 12:17
Nga F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë është vënë në pranga nga autoritetet lokale pasi ishte shpallur në kërkim. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se 27-vjeçari ishte dënuar me 1 vit burg nga Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani. Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”.
Njoftimi i policisë Tiranë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar "Paderborn". Kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale "Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike". Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Paderborn”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i shtetasit: - Patrick Wellner, 27 vjeç, përkohësisht banues në Tiranë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Lokale e Paderborn, Gjermani, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e materialeve pornografike”, parashikuar nga legjislacioni penal i Gjermanisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.
policia e tiranes patrick wellner
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:07
F.M
Fotoja e publikuar nga Adriatik Lapaj
TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj vijon replikat në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veli...
Aktualitet
29 Mars 2023, 12:04
I.A
Policia
GJIROKASTËR- Një 42-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër për transport të e...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:50
F.M
Ilir Paja
TIRANË- Ilir Paja, i njohur dhe me nofkën 'Ufo' do ta vuajë në Shqipëria dënimin me 25 vite burg që ka marr&eu...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:47
F.M
Etmond Lika
BRITANI E MADHE- Etmond Lika, një 32-vjeçar shqiptar po bën xhiron e rrjetit pasi ka hipur mbi çati për t’i ...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:18
F.M
Armët e sekuestruara
DURRËS- Babë e bir janë vënë në pranga pasi janë kapur me armë zjarri. Në njoftimin ...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:14
F.M
Policia e Tiranës
TIRANË- Një 25-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka drejtuar automjetin në...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:11
f.g
Arben Ahmetaj, ish-minister i Financave
TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar k&...
Aktualitet
29 Mars 2023, 11:05
F.M
Artur Zhuleku
TIRANË- Artur Zhuleku, 47 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Policia e Tiranë...
Aktualitet
29 Mars 2023, 10:40
F.M
Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi
TIRANË- Katër të akuzuarit se kanë nxjerrë listat me pagat e qytetarëve janë...
Aktualitet
29 Mars 2023, 10:30
F.M
Banori
TIRANË- Një nga banorët e Bërxullës që proteston për pronat ka deklaruar se do ta gjejnë të drejtë...