Aktualitet

Lapaj nxjerr pamje nga Tirana, ironia: Ja si duket Pylli Orbital, qytetarët po ankohen për ujqër, çakenj e grabitqarë

Lapaj ka publikuar një foto ku shihet qyteti i Tiranës dhe me ironi përshkruan se pamjet tregojnë ‘pyllin orbital’.

29 Mars 2023, 12:07 Nga F.M
Lapaj nxjerr pamje nga Tirana, ironia: Ja si duket Pylli Orbital, qytetarët
Fotoja e publikuar nga Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj vijon replikat në distancë me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Në një postim në Facebook, Lapaj ka publikuar një foto ku shihet qyteti i Tiranës dhe me ironi përshkruan se pamjet tregojnë ‘pyllin orbital’, projekt i Bashkisë së Tiranës i nisur vite më parë dhe i cilësuar si strategjik. Ndër rreshta, Lapaj shton me humor se si pasojë e numrit të madh të pemëve, qytetarë kanë nisur të ankohen për ujqër e grabitqarë që po qarkullojnë nëpër ‘pyll’.

Postimi:

Dalin pamje nga sipër të pyllit orbital. Mendoj që i vetmi problem është që pemët mund të ishin mbjellë më me sistem. Gjithësesi ka diskutime pasi çrregullsia jep ndjesinë e pyllit natyror. Plot 2500 hektar rrap, blir, pisha e të tjera...Kanë filluar ankesat për ujqër, çakej e grabitqar të tjerë që po popullojnë tashmë pyllin që shikoni. Shijojini! P.s po merrem me këtë punën e 1 milion pemëve sepse asgjë nuk i ndryshon Kryetarit të Bashkisë Tiranë nëse deklaron numrin real të mbjellë. A janë 100 000 apo 1000 000 nuk është se vendos diçka në rrugëtimin e tij politik. Po ai gënjen me vetëdije. Më e tmerrshmja është se gënjen pa shkak. Gënjen se i dukemi qenie që duhet të gënjehemi dhe pa shkak.

Avokati Lapaj, një ditë më parë, bëri një përllogaritje të sipërfaqes së mbjellë me pemë në Tiranë, referuar deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj dhe doli në përfundimin se është e pamundur që në Tiranë të jenë mbjellë 1 milion pemë, pasi nuk mjafton sipërfaqja e qytetit për ta bërë një gjë të tillë. Këto replika vijnë pasi vetëm dy ditë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se së bashku me një grup fëmijësh mbollën pemën e një milionë në Parkun e Liqenit Artificial. Ai shprehu dhe ambicien e Bashkisë së Tiranës për të mbjellë 2 milion pemë deri në vitin 2030.

adriatik lapaj erion veliaj pylli orbital

Sondazh

Poll