Aktualitet

Ilir Paja nuk do ekstradohet, Gjykata e Tiranës njeh dënimin me 25 vite burg nga Italia për ‘Ufon’

Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane, pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

29 Mars 2023, 11:50 Nga F.M
Ilir Paja nuk do ekstradohet, Gjykata e Tiranës njeh dënimin me 25
Ilir Paja

TIRANË- Ilir Paja, i njohur dhe me nofkën 'Ufo' do ta vuajë në Shqipëria dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga autoritetet italiane. Gazetarja e Report TV, Keti Banushi bën me dije se vendimi është marrë sot nga Gjykata e Tiranës. 

Paja, njihet me nofkën Ufo nga drejtësia italiane, pasi është arratisur dy herë nga burgu ne mënyrë spektakolare, por në Shqipëri u la i lirë nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha.

Historia e tij kriminale nisi në mars të vitit 2008 pasi mori përpara me makinë një efektiv të policisë kriminale në Tiranë, por u lirua pasi pretendte se vuante nga një sërë sëmundjesh. Më pas, shkoi në Itali dhe Gjykata e Apelit në Milano e dënoi me 25 vjet e 4 muaj burgim për vrasje, por u arratis nga burgu. 

ilir paja

Sondazh

Poll