Aktualitet

FOTO-LAJM/ Shqiptari hipën mbi çati për t’i shpëtuar policisë, tentativa epike bëhet virale në rrjet

Ai doli para gjykatës dhe pranoi fajin, por deklaroi se kishte shkuar në Britaninë e Madhe me gomone, me shpresën se do të ndërtonte një të ardhme më të mirë.

29 Mars 2023, 11:47 Nga F.M
FOTO-LAJM/ Shqiptari hipën mbi çati për t’i shpëtuar
Etmond Lika

BRITANI E MADHE- Etmond Lika, një 32-vjeçar shqiptar po bën xhiron e rrjetit pasi ka hipur mbi çati për t’i shpëtuar kontrollit të autoriteteve. Lika, në momentin që ka parë që efektivët janë futur për kontroll në banesën që ishte përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike, ka hipur në çatinë e banesës. Por, pavarësisht tentativës epike, ai u prangos.

Gjatë operacioni u sekuestruan të paktën 200 bimë kanabis. Ai doli para gjykatës dhe pranoi fajin, por deklaroi se kishte shkuar në Britaninë e Madhe me gomone, me shpresën se do të ndërtonte një të ardhme më të mirë.

“E kam kuptuar fajin,”- tha ai, teksa kërkoi një vendim të butë nga ana e autoriteve.

etmond lika

Sondazh

Poll