Aktualitet

EMRI - FOTO/ Arrestohet me gati gjysmë kilogramë kokainë shpërndarësi i drogës tek Komuna e Parisit

Ende nuk është publikuar njoftimi zyrtar i policisë për arrestimin në fjalë, pasi operacioni është në vijim e sipër.

29 Mars 2023, 11:05 Nga F.M
EMRI - FOTO/ Arrestohet me gati gjysmë kilogramë kokainë
Artur Zhuleku

TIRANË- Artur Zhuleku, 47 vjeç, banues në Tiranë është vënë në pranga nga Policia e Tiranës pasi është kapur me 400 gramë kokainë. Arrestimi i tij është kryer këtë paradite në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. I arrestuari rezulton se jeton në të njëjtën zonë ku dhe u vu në pranga. 47-vjeçari rezulton se është një person me precedentë penalë. Ai është arrestuar edhe në vitin 2015 për të njëjtën gjë. Zhuleku u prangos bashkë me katër persona të tjerë në atë kohë, pasi akuzohej se shpërndante drogë në klubet e natës.

Njoftimi i policisw Tiranë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Komuna”, për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së drogave të forta. Vihet në pranga 1 shtetas që shpërndante doza kokaine. Sekuestrohet një pako me 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e gatshme për t’u ndarë në doza. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shitjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në të dhënat e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Komuna”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi A. Zh., 47 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën "Bill Klinton", shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin A. Zh., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i gjetën dhe i sekuestruan 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kokainë, e përgatiste atë në doza dhe i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e Komunës së Parisit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

EMRI - FOTO/ Arrestohet me gati gjysmë kilogramë kokainë
Kokaina

artur zhuleku arrestohet artur zhuleku

Sondazh

Poll