Aktualitet

"Këtu duhen mijëra euro që të zgjidhësh hall", banori i Bërxullës: Në emër të Zotit, mëshiruesit e mëshirëbërësit, ne do gjejmë drejtësi, është buka e gojës tonë

Banori tha tha se të arrish të bësh gjithçka që të nevojitet për të legalizuar pronën në Kadastër, duhen mijëra euro.

29 Mars 2023, 10:30 Nga F.M
"Këtu duhen mijëra euro që të zgjidhësh
Banori

TIRANË- Një nga banorët e Bërxullës që proteston për pronat ka deklaruar se do ta gjejnë të drejtën e tyre, sado kohë që të kalojnë punonjësit e Kadastrës për të shqyrtuar dokumentet për pronat e tyre. Në një prononcim për mediat, banori tha tha se të arrish të bësh gjithçka që të nevojitet për të legalizuar pronën në Kadastër, duhen mijëra euro.

"Po hyjmë në muajin e shtatë të protestave. Nuk kemi qejf të bëjmë protesta, por mjer për këtë popull fukara, Bismilah Rrahman Rrahim, në emër të Zotit, mëshiruesit, mëshirëbërësit. Këtu i merret e drejta. Do ta fitojmë. Arritën të gjithë politikanët që të përfitojnë gjithçka pas komunizmit, edhe ne do të përfitojmë, do ta marrim pojesën tonë. Jemi të vonuar, shumë, shumë të mërzitur. Ndaj mos t'i shkojë mendja kurrë këtyre pushtetarëve, kurrë këtyre qeveritarëve që ne nuk do të fitojmë. Këtu është buka e gojës e të gjithë zonës. Unë jam një nga ata persona që pres prej 6 vitesh dokumentin. Dhe kur shkoj me thonë 'po unë letrat e tuaja i kam kap me mijëra herë'. Po pse s'mi ke bërë, s'të ka ardhur radha. Këtu duhen mijëra, mijëra euro që të gjesh zgjidhje,"- tha ai ndër të tjera. 

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll