Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr FOTON: Altin Morinës paratë ia solli një biznesmen, 113 mijë euro ishin 'fshehur' brenda një pakoje të bardhë

Sipas përshkrimit të Artan Hoxha u ka bërë pamjeve, fillimisht në lokal është Morina, e më pas futet biznesmeni me një kuti të bardhë, brenda të cilës janë 113 mijë eurot që u gjetën në makinën e efektivit.

28 Mars 2023, 23:29 Nga k.m.
Artan Hoxha nxjerr FOTON: Altin Morinës paratë ia solli një
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë pamje nga ambientet e një lokali në Tiranë, ku shefi i forcave RENEA, Altin Morina takohet me një biznesmen, i identifikuar si Gentian Gjoka. Sipas përshkrimit të Artan Hoxha u ka bërë pamjeve, fillimisht në lokal është Morina, e më pas futet biznesmeni me një kuti të bardhë, brenda të cilës janë 113 mijë eurot që u gjetën në makinën e efektivit.

“Ky regjistrim është bërë vetëm një orë përpara arrestimit, diku në zonën e Tiranës së Re. Ky është bisnesmeni Gentian Gjoka dhe kutia e bardhë që ai solli kur erdhi në tavolinë janë 113 mijë euro. Pak më vonë, kamarieri ka shkuar në një market dhe ka marr një qese. Këtu ka ardhur djali i biznesmenit dhe më pas ka ardhur dhe bashkëshortja. Ka një akt noterial që e ka lëshuar i biri i biznesmenit dhe i thotë që kam dhe një statement të bankës, por kjo duhet verifikuar,”- tha Hoxha duke shpjeguar videon.

altin morina artan hoxha

Sondazh

Poll