Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia: U qëllua në ajër, një plumb rikoshet përfundoi në një banesë

Po ashtu, në njoftimin e bërë me dije, Policia ka shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

28 Mars 2023, 22:45 Nga k.m.
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, Policia: U
Foto ilustruese

SHKODËR- Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër në lagjen Guerile, afër zonës së quajtur "Livadhet". Policia e Shkodrës ka bërë me dije se disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, por një plumb ka marrë rikoshet dhe ka përfunduar në banesën e një efektivi policie. 

Po ashtu, në njoftimin e bërë me dije, Policia ka shkuar në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. 

"Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes,"-njofton Policia.

Ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

shkoder policia e shtetit

Sondazh

Poll