Aktualitet

Kthimi i emigrantëve dhe të burgosurve shqiptarë, ambasadori britanik: Kush do, mund të kthehet në Shqipëri

Ambasadori britanik tha se marrëveshja do të vlente edhe për ata që presin lirimin me kusht, të cilëve gjithashtu do t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri.

28 Mars 2023, 21:42 Nga k.m.
Kthimi i emigrantëve dhe të burgosurve shqiptarë, ambasadori
Alastair King-Smith

TIRANË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në vendin tonë, Alastair King-Smith tha se gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar Edi Rama në Londër u ra dakord për transferimin e një kategorie të të burgosurve shqiptarë nga institucionet e vuajtjes së dënimit në institucionet britanike në ato shqiptare. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Now", ambasadori britanik tha se marrëveshja do të vlente edhe për ata që presin lirimin me kusht, të cilëve gjithashtu do t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri.

“Të dy kryeministrat ranë dakord që të sigurohen kushtet e duhura të burgjeve. Të dy kryeministrat ranë parimisht dakord për të kryer transferimin sa më të shpejtë të mundshëm të atyre që janë klasifikuar sipas ligjit për të lëvizur nga burgjet britanike në ato shqiptare. Sigurisht, kjo do jetë më mirë edhe për ta për të qenë sa më afër familjeve të tyre. Gjithashtu kjo vlen edhe për ata të cilët presin lirimin me kusht, t’u jepet mundësia të kthehen në Shqipëri. Këtu flasim vetëm për shtetas shqiptarë dhe sipas parametrave të përgjithshëm të marrëveshjes nuk kemi identifikuar asnjë shtetësi tjetër përveç asaj shqiptare për momentin,”- tha ambasadori britanik.

alastair king-smith

Sondazh

Poll