Aktualitet

Superaksioni në Malësi të Madhe, policia zbulon serat me kanabis, sekuestrohen mbi 10 mijë rrënjë. Disa të shoqëruar

Forca të shumta policore kanë zbuluar një plantacion, të ndarë në mbi 15 sera.

28 Mars 2023, 21:20 Nga k.m.
Superaksioni në Malësi të Madhe, policia zbulon serat me kanabis,
Foto ilustruese

MALËSI E MADHE- Një operacion anti-kanabis është zhvilluar në Malësinë e Madhe, ku raportohet se janë zbuluar mbi 10 mijë rrënjë kanabis. Forca të shumta policore kanë zbuluar një plantacion, të ndarë në mbi 15 sera. Burime për "Dosja.al" bëjnë me dije se bimët e zbuluara deri më tani ishin në proces rritjeje, ndërsa të tjera ishin proces tharjeje.

Sipas informacione policore, operacioni i policiseë ka ardhur pas kotrolleve qe uniformat blu bëjnë në territore malorë. E deri më tani raportohet se janë ndaluar disa persona, mes tyre edhe punonjes të Ujësjellësit të Bajzës pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën.

kanabis ne malesi

Sondazh

Poll