Aktualitet

Aksident në Durrës, makina del nga rruga, plagoset shoferi

Policia jep detajet e para nga aksidenti.

28 Mars 2023, 20:38 Nga k.m.
Aksident në Durrës, makina del nga rruga, plagoset shoferi
Foto ilustruese

DURRËS- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth. Sipas të dhënave të para të zbuluara nga Policia, bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shoferi.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth, shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne durres

Sondazh

Poll