Aktualitet

Situata me COVID-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

28 Mars 2023, 19:21 Nga k.m.
Situata me COVID-19/ MSH: Asnjë humbje jete dhe 14 raste të reja
Foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 14 raste të reja nga pandemia e koronavirusit. Sipas MSH-së, nga 279 testime të kryerja, është mësuar se rastet e reja janë shpërndarë: 7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë.

NJOFTIMI I PLOTË:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 279 testime, ka 14 qytetarë të infektuar, nuk ka humbje jete dhe 12 të shëruar në 24 orët e fundit

28 Mars 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar imunitetin e tyre. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 279 testime, nga të cilët 14 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19: 7 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Fier, nga 1 qytetarë në Rrogozhinë, Devoll, Gramsh. Janë 154 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 330,072 që nga fillimi i epidemisë.

Raste të reja ditore 14
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 279

Testime totale 2,047,887
Raste pozitive 333,828
Raste të shëruara 330,072
Raste Aktive 154
Humbje jete 3,602

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 132
Fier 7
Vlorë 4
Shkodër. 4
Berat. 3
Durrës. 3
Elbasan. 1
Korçë. 1

pandemia e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll