Aktualitet

Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat nën 'pushtetin' e borës, breshërit dhe temperaturave të ulta, fermerët humbin prodhimet e vitit

E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Lushnjes, ku breshëri i së hënës ka shkaktuar dëme kolosale në Fier Shegan, ku janë prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë.

28 Mars 2023, 17:32 Nga a.l
Dimër në mes të pranverës/ Fshatrat nën
Foto ilustruese

LUSHNJE- Edhe pse kemi hyrë zyrtarisht në stinën e pranverës, temperaturat e ulëta dimërore në disa qarqe të vendit vijojnë. Zonat malore dhe kodrinore në qytetin e Korçës që nga fillimi i kësaj janë përfshirë nga reshje bore me intensitet të ulët dhe temperatura të ulëta. Ndërsa në qytet gjatë ditës së sotme ka patur reshje të dendura shiu. Temperaturat e ulta në këtë qark pritet të shkojnë deri në -3 gradë të mërkurën. 

Nga sa raportohet, reshjet e shiut përgjatë ditës së sotme nuk sollën asnjë problem me qarkullimin e mjeteve në qytet, por për fshatrat kushtetet e këqija atmosferika kanë sjellë pasoja të rënda në kulutrat bujqësore dhe prodhimet e fermerëve gjatë këtij viti. E njëjta situatë paraqitet edhe në qarkun e Lushnjes, ku breshëri i së hënës ka shkaktuar dëme kolosale në Fier Shegan, ku janë prekur dhjetëra hektarë me pjeshkë.

Nga gjithë investimi i hedhur në këto toka, fshatarët nuk presin të marrin as gjysmën prodhimit. Ata shprehen se nuk kanë marrë shpërblime asnjëherë, ndërsa stuhitë e breshrit janë të shpeshta në këtë zonë. Ata kërkojnë nga qeveria që t'i kushtojnë bujqësisë rëndësinë që duhet, në të kundërt do të detyrohen të barktisin vendin.   

"Na ka dëmtuar gati 70% të prodhimit. Na çon në zero. Kam punuar dhe me kredi", tha një prej fermerëve. 

"Kërkojmë ndihmë nga shteti. Na ka dëmtuar shumë breshëri dje."

"Naftën ta heq fare, të na mbulojë pak me këto. Kërkojnë dhe taksa për tokën ndërkohë që nuk mbulojnë asgjë."

Edhe mali i Dajtit u zbardh nga dëbora këtë të martë. Të mërkurën temperaturat do të jenë të ulëta, por ndryshe nga e marta  parashikohet të ketë reshje bore në zonat malore. Ndërkaq në orët e fundit vendi ynë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe ulje të ndjeshme të temperaturave të ajrit.  

moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll